15:42 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kokëdhima kokë më kokë me Metën, 45 minuta diskutime (DETAJET)

14:28 | 29/03/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima kokë më kokë me Metën, 45 minuta diskutime (DETAJET)

Koço Kokëdhima takim kokë më kokë me Ilir Metën. Kokëdhima i lëvizjes ”Zgjidhja” brenda PS-së  është duke folur ballë përballë me kreun e LSI-së Ilir Meta.

Prej 45 minutash Kokëdhima dhe Meta kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe situatën delikate të krijuar nga protesta e opozitës dhe këmbëngulja për të mos hyrë në zgjedhje. Gjatë takimit u diskutua për situatën politike, për tejkakimin e krizës politike në vend dhe për gjetjen e rrugëzgjidhjeve pas situatës së krijuar nga protesta opozitës që ka nisur prej 18 shkurtit dhe nga bllokimi i parlamentit. Temë diskutimi ishte edhe ngecja e reformës zgjedhore, ndërsa partitë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Meta e ka bërë të qartë se zgjedhjet e qershorit nuk mund të kuptohen pa opozitën, edhe pse LSI-ja u regjistrua si subjekt politik në KQZ, po kështu edhe Kokëdhima ka deklaruar se protesta e opozitës duhet parë me shqetësim.

Kokëdhima, ka deklaruar se pa opozitën nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë, duke i bërë thirrje shumicës së majtë dhe opozitës së djathtë që të ulen në bisedime dhe të zgjidhin krizën.

Që kur nisi kriza politike me protestën e opozitës në “çadrën e lirisë” në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, Kokëdhima ka takuar disa krerë partish, si atë të PAA-së, Agron Duka apo atë të PSD-së, Skënder Gjinushi, për të shkëmbyer pikëpamje rreth situatës politike dhe kapërcimit të krizës.

Nuk dihet nëse Kokëdhima do të dojë të bashkëpunojë me Metën për gjetjen e një zgjidhjeje, por kujtojmë se atij i është hequr mandati i deputetit dhe u shkarkua nga grupi parlamentar i PS-së duke krijuar një krisje të madhe edhe në raportet me Edi Ramën.

Muaj më parë, para se Kokëdhima të krijonte ”Zgjidhje”-n, ra në sy një takim mes tij, Metës dhe socialistit të vjetër Rexhep Mejdani. Meta ende nuk ka folur qartë nëse do të hyjë në zgjedhje dhe nëse aleat i tij në koalicion do të jetë Edi Rama, ndërsa një nga opsionet është edhe dalja më vete. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramailir metakoco kokedhimakokedhimametazgjedhjet
Pas

Gjyakata e Tiranës bllokon pasaportën e izraeltit, Yroman Frig

Para

Spartak Braho: “PS-LSI kanë rrugë të gjatë së bashku”, zbardhet letra ku renditen momentet më të këqija të koalicionit

Para
Spartak Braho: “PS-LSI kanë rrugë të gjatë së bashku”, zbardhet letra ku renditen momentet më të këqija të koalicionit

Spartak Braho: “PS-LSI kanë rrugë të gjatë së bashku”, zbardhet letra ku renditen momentet më të këqija të koalicionit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.