12:53 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kokëdhima largohet përfundimisht nga PS, “Zgjidhja” parti më vete por nuk hyn në zgjedhje: Zgjedhjet pa opozitën absolutisht të papranueshme!

17:58 | 29/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima aprovon indirekt qeverinë teknike: Rama s’ka bërë asgjë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja” Koço Kokëdhima, ka deklaruar në një takim në Korçë shkëputjen përfundimtare nga Partia Socialiste, duke u shndërruar nga një lëvizje brenda PS-së, në një parti më vete.

 “Në kushtet kur Partia Socialiste është kthyer në një bashkësi parapolitike, nuk ka më asnjë hapësirë demokratike, nuk ka më asnjë lidhje me të majtën dhe me shtresat e varfëra dhe të pambrojtura të shoqërisë, në kushtet kur kjo parti përfaqëson vetëm interesat e oligarkisë së korruptuar, interesat e koncensioneve, monopoleve dhe oligopoleve që i kanë marrë frymën konkurencës së lirë dhe ekonomisë së vendit, grupi nismëtar i Lëvizjes tonë politike ka vendosur që “Zgjidhja” të shkëputet nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe të shndërrohet në parti politike.

Nga dita e sotme “Zgjidhja” do të jetë parti politike. Sot kemi firmosur dokumentet e themelimit. Ne nuk donim të largoheshim nga Partia Socialiste.”, ka deklaruar Kokëdhima.

Megjithatë pavarësisht kësaj, Kokëdhima ka deklaruar se ka vendosur të mas marrë pjesë në zgjedhje, kjo për të mos përçarë popullin, pasi sipas tij zgjedhjet pa opozitën këtë bëjnë.

“Zgjedhje pa opozitën nuk mund të bëhen dhe nuk duhet të bëhen. Zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën janë absolutisht të papranueshme. “Zgjidhja” nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që nuk janë gjithëpërfshirëse, nuk do marrë pjesë kurrë në zgjedhje që e përçajnë popullin tonë. Përplasja e popullit në zgjedhje është e barabartë me tradhëtinë kombëtare.

 “Zgjidhja” nuk do t’i braktisë kurrë njerëzit që do luftojnë për një Shqipëri të lirë dhe sovrane, njerëzore dhe të shpresës. Ne nuk do i lemë vetëm për asnjë çast shqiptarët që besojnë në vlerat e larta njerëzore, që besojnë te e ardhmja e vendit dhe te puna e ndershme, njerëzit që duan shtetin modern të së drejtës dhe drejtësinë sociale, ata që besojnë te liria dhe forca e bashkuar e populli dhe e kombit tonë.

I ftoj të gjithë shqiptarët që duan një Shqipëri tjetër të anëtarësohen te “Zgjidhja”. I ftoj qytetarët që besojnë te idealet kombëtare dhe popullore t’i bashkohen “Zgjidhjes””, ka shtuar Kokëdhima. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: koco kokedhimazgjidhja
Pas

Meta e bëri pjesë të listës së kandidatëve për deputetë, Kërpaçi: Do luftojmë dhëmbë për dhëmbë, derisa Shqipëria jonë modeste të jetë vendi i ëndrrës Evropiane!

Para

Si është të jesh kunatë me Xhensila Myrtezajn? Motra e Besit zbulon detajet

Para
Si është të jesh kunatë me Xhensila Myrtezajn? Motra e Besit zbulon detajet

Si është të jesh kunatë me Xhensila Myrtezajn? Motra e Besit zbulon detajet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët mblidhen për foto familjare

Shitnin kokainë në lagje dhe lokale të Korçës, arrestohen 2 vëllezërit

EMRI/ I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, identifikohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Librazhdi

Masakra me 4 të vdekur në Dobraç, nxirret nga qelia Gjuljo Vuksani, dyshohet se u siguroi makinën autorëve

Akuza se i janë vjedhur votat brenda PD-së, KAS i jep kandidatit Aulon Kalaja videot e numërimit në qarkun e Durrësit

Shi, buzëqeshje dhe përqafime! Momentet pikante gjatë pritjes së liderëve nga Rama në Tiranë

Sot samiti i Komunitetit Politik Europian/ Macron mbërrin në Tiranë

“Mbaj përgjegjësi për vizitën në Moskë”/ Vuçiç në Tiranë: Pas takimit me krerët e BE, rizgjohet besimi në Serbi për të ardhmen evropiane

Samiti në Tiranë, mbërrin presidenti ukrainas Zelensky

Përfundon numërimi i 74% votave të diasporës në 11 qarqe, Celibashi vendos në orën 15 për zarfet e ardhura nga Greqia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.