Ish-deputeti i PS dhe drejtuesi i lëvizjes Zgjidhja brenda PS, Koço Kokëdhima ishte sot pjesë e debatit në një universitet privat me temë “Reformizmi dhe Populizmi”.
Ai tha se ka qenë zëri më kritik ndaj qeverisë gjatë tre viteve që ishte deputet. Ai tha se reforma që nisi ai në PS nuk u mirëprit se nuk kishte vullnet, siç nuk ka edhe tani, sipas tij.
Ai tha se partitë janë ende si bashkësi parapolitike, pa rregulla dhe standarde. Kokëdhima tha se nuk u nis për të bërë një parti politike por të bëjë njerëzit të vetëdijshëm njerëzit e kulturuar që të ndryshohet ky vend.
Ai u shpreh se ky vend qeveriset nga 5 kryetarë dhe 3 ambasadorë, por janë përjashtuar qytetarët. “Si ky s’ka vend tjetër”,-tha Kokëdhima.
Këtu s’do ketë zhvillim nëse s’do ketë demokratizim të partive. Kokëdhima tha se duhet bërë reforma kushtetuese. Ai tha se nuk beson se ka në botë kushtetutë si e Shqiperisë, ku është ndërhyrë shumë herë, ku është shkelur rëndë sovraniteti.
Kokëdhima tha se në muajin mars do të mbyllin anëtarësimet.
“Në fund të muajit prill do të kemi 25 mijë anëtarë, ndërsa në fund të muajit maj do të jemi formacioni i katërt politik në vend”,- tha ai. (M.D/ Shuplaka)