22:51 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

 Kokëdhima në Shkodër: Zgjedhjet do shtyhen në vjeshtë, qeveria u ka ulur kokën socialistëve

20:40 | 18/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koço Kokëdhima për shkarkimin: Nuk jam i informuar, mua nuk më shkarkon asambleja

Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja” Koço Kokëdhima gjatë një bashkëbisedimi me socialistët e Shkodrës flet për situatën politike në vend. Sipas tij, duke patur parasysh trazirat, zgjedhjet me shumë mundësi do të shtyhen për në vjeshtë.

 “Ne nuk kemi reshtur gjatë gjithë vjeshtës së shkuar duke ju bërë thirje të gjitha palëve të interesuara, por sidomos qeverisë dhe opozitës të bashkëpunonin për të bërë reformën zgjedhore dhe për t’i dhënë fund manipulimit dhe ndotjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Inisiativa dhe merita për këtë do i takonin me të drejtë Partisë Socialiste, jo PD-së.
Por qeveria nuk dëgjoi siç nuk dëgjon edhe sot dhe po e çon vendin drejt një krize të shumëfishtë institucionale. Asaj nga një vesh i hyjnë fjalët dhe nga veshi tjetër i dalin. Çdo njeri që ka dy fije mend në kokë e kupton se çfarë do të ndodhë në javët e ardhëshme. Opozita nuk do dalë nga çadra e saj. Zgjedhje pa opozitën nuk bëhen. Edhe LSI nuk nuk mundet të shkojë në zgjedhje pa opozitën, sepse nuk do guxonte të merrte përsipër përgjegjësinë që vendi të hynte në destabilizim e në një spirale të re dhune e konfliktesh.
 Me shumë gjasa qeveria do të tërhiqet në momentin e fundit dhe do plotësojë kërkesat e opozitës. Reforma zgjedhore do të miratohet. Zgjedhjet do të shtyhen. Ato do të realizohen në vjeshtë. Nuk është e pamundur që një kompromis të gjendet me opozitën edhe për qeverinë. Legjitimiteti ose zgjedhja e presidentit të ri do të vihet në dyshim. Trashëgimia e mandatit të kësaj qeverie do të jetë edhe më shumë në pikëpyetje.
Pavarësisht se çfarë thotë qeveria, kjo është gjëja që besoj se do të ndodhë. Në se ndodh kështu vera do të jetë rraskapitëse për Partinë Socialiste. Në vjeshtë PS do shkojë në zgjedhje në kuotat e saj më të ulëta. PD-ja dhe konkurentët e tjerë do të dalin moralisht e politikisht shumë të fituara nga kjo situatë dhe do shkojnë në zgjedhje edhe me trofeun e reformës zgjedhore dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Partia Demokratike do thotë se në 1991 sollëm demokracinë, në vitin 2016 sollëm dekriminalizimin e politikës dhe  në vitin 2017 sollëm dhe imponuam zgjedhjet e lira e të ndershme.”, deklaron Kokëdhima.

Nga ana tjetër, ish-deputeti kujton projektligjin për importimin e mbetjeve nga jashtë, dhe shprehet se qeveria e Edi Ramës i ka ulur kokën dhe turpëruar të gjithë socialistët.

“Projektligji për importimin e mbetjeve nga jashtë duhet të refuzohet përfundimisht. Socialistët dhe shqiptarët nuk i duan mbetjet dhe plehrat e huaja në Shqipëri. Si mund të lejojë import dhe tranzit mbetjesh një vend që është i mbytur nga korrupsioni dhe mafia e drogës livadhis si të dojë?!   
Qeveria është në pozicion të keq për shkak të koncensioneve rrënuese e të paimagjinueshme në mjekësi e gjetkë që i shkatërrojnë financat e shtetit shqiptar pa asnjë përfitim të rëndësishëm për popullin, pa asnjë përfitim edhe për vetë mjekësinë. Këto konçensione duhen anulluar. Qeveria duhet të diskutojë, argumentojë e kërkojë mbështetjen e Kongresit dhe Asamblesë Kombëtare për vendime e zhvillime politike dhe ekonomike me rëndësi strategjike. Partia Socialiste nuk është për të duartrokitur koncensionet e Ramës dhe Ahmetajt. Qeveria nuk mund të vazhdojë të bëjë gjëra që ia ulin kokën dhe i turpërojnë socialistët.”, shton Kokëdhima. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: koco kokedhimaShkoderzgjedhjet
Pas

Vazhdon debati, Tufa publikon VIDEON e babait të Hilës: Ja kush ishte drejtuesi i lartë i Sigurimit të Shtetit

Para

Një vit më parë i shpëtoi vdekjes nga infarkti, Artan Lame: Kësaj pyetje ende s’i jap dot një përgjigje

Para
Një vit më parë i shpëtoi vdekjes nga infarkti, Artan Lame: Kësaj pyetje ende s’i jap dot një përgjigje

Një vit më parë i shpëtoi vdekjes nga infarkti, Artan Lame: Kësaj pyetje ende s’i jap dot një përgjigje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.