08:20 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kokëdhima nënshkruan nismën qytetare, nga Fieri: Lidershipi i PS-së bashkëpunoi me Berishën për të më shkarkuar

10:40 | 01/02/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Kokëdhima nënshkruan nismën qytetare, nga Fieri: Lidershipi i PS-së bashkëpunoi me Berishën për të më shkarkuar

Koço Kokëdhima i larguari me më shumë zhurmë nga rradhët e PS-së vazhdon takimet e tij me bazën e mbështetësve. Me platformën e re ‘’Zgjidhja’’ Kokëdhima synon që të bindë të afrohen në rradhët e tij të gjithë socialistët e zhgënjyer nga Partia. Nga Fieri Kokëdhima ka nisur edhe nismën e tij më të re qytetare ”Unë zgjedh deputetin që dua”. Sipas Kokëdhimës ndryshimi në PS duhet të nisë nga poshtë.

Duke folur me mbështetësit në Fier, Kokëdhima ka akuzaur drejtimin e Partisë Socilaiste si autokratike, që forumet nuk kanë diskutiom dhe se nuk ka vendim kolegjial.

‘’Udhëheqja e PS-së është autokratike, forumet e saj nuk informohen, nuk diskutojnë e vendosin për asgjë kolegjialisht. Grupi parlamentar, Asambleja Kombëtare dhe Kongresi kanë rënë plotësisht. Niveli i tyre, nga pikëpamja e funksionimit, debatit dhe respektimit të rregullave të partisë, është më i ulët edhe se niveli që kishte organizata e rinisë së Lapulecit në kohën e Enverit! Asnjë zhvillim i rëndësishëm nuk debatohet e vendoset në forumet e partisë. Këto forume përdoren vetëm për propagandë nga ministrat dhe kryetarit’’, është shprehur Kokëdhima.

Ndërkohë që ai ka thënë se për heqjen e mandatit të tij lidershipi i PS-së ka bashkëpunuar me Sali Berishën duke e goditur pas shpine.

 ‘’Unë kam denoncuar bashkëpunimin e lidershipit të PS-së me Sali Berishën për të goditur mandatin tim të deputetit duke urdhëruar politikisht Gjykatën Kushtetuese. Kjo kulturë e luftës pas shpine nuk kufizohet vetëm në rastin tim. Gjatë tre viteve të punës time si deputet kisha në qafë makinerinë e shpifjeve, intrigave dhe diversioneve që është një nga më të neveritshmet që mund të imagjinohet. Kjo makineri prodhon, përpunon e shpërndan sajesa, shpifje e lajme të pavërteta në media, rrjetet sociale, shërbimet diplomatike, mjediset politike e shoqërore. Prandaj është shkatërruar plotësisht bashkëpunimi, besimi i ndërsjelltë, solidariteti i sinqertë dhe kultura e punës në Partinë Socialiste.

Sikur zyrtarët tanë t’i harxhonin energjitë për punët e popullit dhe ekonominë e qytetarëve, kushedi sa perime, zarzavate e fruta do të kishim eksportuar në Europë këto vite dhe nuk do të ishim një vend që importon, gati një miliard dollarë në vit, mish e ushqime për popullatën. Të gjithë ata që janë pjesë e makinerisë së pushtetit që merret me intriga, shpifje dhe diversion, shpërblehen me para e të mira publike. Pjesë e kësaj makinerie janë edhe “skifterët” e qeverisë, Bolino, Merua e të tjerë’’, ka vijuar Kokëdhima. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1008″ sortorder=”4958,4953,4954,4955,4956,4957″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

Etiketa: Fierkokedhimanisma qytetareshkarkimi
Pas

2 javë pas lënies së detyrës, Obama pa kostumin presidencial, ç’po bën

Para

Tentoi të korruptojë gjykatësen, arrestohet në Tiranë avokati Gjin Marku

Para
Tentoi të korruptojë gjykatësen, arrestohet në Tiranë avokati Gjin Marku

Tentoi të korruptojë gjykatësen, arrestohet në Tiranë avokati Gjin Marku

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.