07:40 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kokëdhima: OPDAT dhe EURALIUS mbështetën propozimin e ZGJIDHJA-s, Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet pas mandatit të Llallës

10:41 | 22/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima: Shqipëria e Ramës është parajsa e krimit dhe e drogës

Koço Kokëdhima ka deklaruar se OPDAT dhe EURALIUS  kanë mbështetin propozimin e ZGJIDHJA-s për zgjedhjen e kryeprokurorit.

“Misionet e SHBA-së dhe BE-së që asistojnë Shqipërinë, përkatësisht OPDAT dhe EURALIUS u shprehën dje për zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm, pas mbarimit të mandatit të prokuirorit në detyrë.”, shprehet Kokëdhima. 

REAGIMI:

OPDAT dhe EURALIUS mbështetin propozimin e ZGJIDHJA-s për zgjedhjen e kryeprokurorit

Misionet e SHBA-së dhe BE-së që asistojnë Shqipërinë, përkatësisht OPDAT dhe EURALIUS u shprehën dje për zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm, pas mbarimit të mandatit të prokuirorit në detyrë. Në argumentet që parashtruan misionet, sugjerohet që zgjidhja të bëhet sipas Nenit 109, paragrafi 2 i Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, ku mes të tjerash theksohet se në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon para kohe, para themelimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do t’i caktohen me short përkohësisht njërit nga prokurorët më me përvojë nga radhët e prokurorëve që plotësojnë kërkesat dhe kriteret e Kapitullit IV, Seksioni I të këtij ligji.
ZGJIDHJA e përshëndet këtë qëndrim të misioneve OPDAT dhe EURALIUS që mbështet propozimin e bërë prej saj, më 8 nëntor, kur kërkoi që të mos zgjidhet një kryeprokuror i PS-së dhe PD-së, por ai të caktohet me short. “ZGJIDHJA propozon që kryeprokurori i ri i përkohshëm të zgjidhet me të vetmen mënyrë demokratike dhe asnjanëse që mund të ekzistojë në kushtet aktuale të Shqipërisë, nëpërmjet shortit. Të zgjidhet me short një nga prokurorët aktualë të Prokurorisë së Përgjithshme në postin e kryeprokurorit. Çdo zgjedhje e PD-së dhe e Rilindjes do ishte e pabesueshme, do ishte një provokacion i ri për opinionin publik të tejlodhur shqiptar”-deklaroi Kokëdhima për mediat dy javë më parë. 
ZGJIDHJA përshëndet angazhimin e misioneve të vendeve mike dhe partnere të Shqipërisë, që i kanë qëndruar popullit tonë në krah në momentet më të vështira të historisë dhe në rrugën e gjatë për përparim. Duhet ta nxjerrim shtetin, drejtësinë, zgjedhjet dhe partitë nga thonjtë e Rilindjes, PD-së dhe kryetarëve të partive të kriminalizuara të Shqipërisë.
(J.V/Faxweb)

 

Etiketa: koco kokedhimamandatiprokurori i i përgjithshem
Pas

85 vite në mes, 4 gra brenda familjes veshin të njëjtin fustan në dasmat e tyre (HISTORIA)

Para

Shteti italian s’jep përgjigje, shtyhet sërish seanca për Alket Hatijan

Para
Shtyhet seanca e radhës për Alket Hatijan, avokati: Kërkoj anullimin e kërkesës italiane

Shteti italian s'jep përgjigje, shtyhet sërish seanca për Alket Hatijan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.