Kreu i partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhimë ka folur në ‘Fax News’ për statutin e partisë ku ka deklaruar se ky statut i jep mundësi partisë për demokraci të brendshme, ndryshe nga partitë e vjetra që sipas tij janë autoritariste.
Kokëshimë deklaroi se ‘Zgjidhja’ është alternative e munguar në treg dhe se përfaqsuesit e saj do të hyjnë në garë të hapur. Kokëdhimë e komentoi këtë si një mundësi për të ripërtërirë elitat politike dhe për të sjellë në Parlamet dhe këshilla bashkiakë njerëz që janë për interesin e publikut dhe jo të kryetarit të partisë.
“Ne i japin zgjidhje Shqipërisë për të ripërtërirë elitat politike. Të gjithë përfaqësuesit tanë do të zgjidhen përmes primareve.
Deputetët sot nuk i zgjedh populli i zgjedh kryetari i partisë. Kjo zgjidh që të konkurojnë vlerat dhe jep mundësinë që në Parlamet në Këshillin Bashkiak të vijnë njerëzxit më të mirë.
Do mbrojnë intertesin e popullit, nuk do bëjnë sic bëjnë deputetët e PS që votojnë ligje antipopullore se janë në rresht të kryetariot tëb Pasrtisë.
Zgjidhja është parti kombëtare, moderne, me burime, aftësi, me struktura. Ndërkohë që partitë e vjetra rrudhen ‘Zgjidhja’ rritet. Zgjidhja do të përgatitet seriozisht për zgjedhjet vendore të 2019.
Bëhen apo nuk bëhen zgjedhje në 2019 këtë nuk e dimë. Për mua ka rëndësi nëse do të reformohen zgjëedhjet se janë të kapura”, tha Kokëdhima ndër të tjera i cili u shpreh se nëse nuk do të bëhen zgjedhje të lira dhe të barabarta Shqipëria do ti largohet Europës. (B.Faxweb)