Kreu i Lëvizjes ‘Zgjidhja’ dhe ish aleati i Edi Ramës, Koco Kokëdhima i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit dhe ka dhënë edhe mendimin e tij për qeverinë e re që do të dalë pas këtyre zgjedhjeve.
Ai ka thënë se edhe pse PS ka 74 mandate nuk do të qeverisë e vetme. Kokëdhima gjithashtu ka deklaruar se këto ishin zgjedhje të dështuara edhe për shkak të numrit të pjesëmarrjes së qytetarëve.
“Sigurisht Rama mund të ndihet më komfort, por mund të ndihet edhe keq, pasi në këto zgjedhje luajtën rol blerjet e votave. Edhe pse me 74 mandate, PS nuk do qeverisë e vetme, pasi shumica e tillë duket sikur prodhon një stabilitet, por është një stabilitet i rremë. Këto zgjedhje nuk i kanë kuruar plagët e Shqipërisë, as plagët e zgjedhjeve, as plagët e ekonomisë, por vetëm sa i kanë mbuluar ato. Unë nuk pres që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet në qeveri. Këto janë zgjedhje të kontestuara dhe të anatemuara”, u shpreh Kokëdhima.
“Të zbresësh pjesëmarrjen në 9% është një shifër shumë e lartë. Ne nuk bëmë fushatë për të bërë zë në fletën e votimit, por për të bojkotuar zgjedhjet. Sa më i thellë bojkoti i këtyre zgjedhjeve, aq më shpejt do vijë reformimi i sistemit elektoral. Bojkoti shënoi rekord në këto zgjedhje”, tha Koco Kokëdhima.
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post