Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA”, Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin “Fol me mua, fol me ata” ka folur për Asamblenë e Partisë Socialiste. Ai tha se Rama ka një qasje kamikaze.
“Unë mendoj se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ishte propagandë dhe jo realitet. Qasja e Ramës ishte kamikaze, pa vendimet e duhura, pa marrë parasysh zhvillimet politike. Protesta e opozitës është gjithashtu një zë që duhet dëgjuar”, tha Kokëdhima.
Koço Kokëdhima theksoi se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se të dyja palët politike vjedhin, manipulojnë dhe trafikojnë vota.
Kokëdhima tha se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa opozitën. Ai tha se të shkosh në zgjedhje pa opozitën është sikur të shpallësh luftë.
“Në Shqipëri u mboll kultura e vjedhjes së zgjedhjeve që në 1996 nga PD. E majta nuk u distancua, por iu bashkua. Të dy palët vjedhin dhe trafikojnë vota. Problemi nga mëkati i manipulimit të zgjedhjeve nga burojnë shumë nga fatkeqësitë e këtij tranzicioni për vendin tonë. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të bëhen. Kush thotë se mund të bëhen zgjedhjen pa opozitën, është njëlloj sikur të shpallësh luftë. Qëndrimi i kryeministrit do të thotë ta lërë PS në errësirë, pa vizion, pa gjykim dhe të papërgatitur për situatat që po vijnë. Qeveria jonë ka përgjegjësi për zgjedhjet sepse ka katër vite në qeverisje dhe nuk ka bërë asgjë për të pastruar përfundimisht zgjedhjet. Të majtët e Shqipërisë dhe qytetarët e Shqipërisë nuk duan zgjedhje të manipuluara dhe vjedhje votash. Kauza e zgjedhjeve të lira është një kauzë e qytetarëve të Shqipërisë, është kauzë e të majtëve e socialistëve të Shqipërisë. Fakti që kemi këtë situatë ironike ku flamurin për zgjedhje të lira e mban z Berisha është një gjë e keqe, është autogol e qeverisë sonë dhe është pozitë e pamerituar për qeverinë tonë, të shohim si e udhëheq këtë PD që ka aq mëkate e që ka kryer aq krime elektorale në Shqipëri. Duhet të bëjmë shtyrjen e zgjedhjeve, reformë zgjedhore. Kjo është kërkesa e popullit tonë e qytetarëve të Shqipërisë. Nuk pajtohet me standardet gjysmake. Dhe jo me zgjedhje të papranueshme siç thotë OSBE ODIHR”, tha Kokëdhima.
Ai u shpreh se duhet të ndahen politikanët nga përfitimet që vijnë nga manipulimet e zgjedhjeve. Kokëdhima theksoi se qëndrimi i tij duhej të diskutohet në Asamblenë Socialiste dhe në Kongresin e PS.
Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA” Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin “Fol me mua” në TVSH foli për një sërë çështjesh politike aktuale.
“Reforma në drejtësi është një dështim i ri. Unë nuk pajtohem me kulturën që kur flitet për reformën zgjedhore, një palë flet për reformën zgjedhore dhe një palë për reformën në drejtësi. Nuk është qasje e sinqertë në debat. Kur flitet për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e lira duhet që palët të flasin për to. Është një mënyrë për t’u ikur të vërtetave dhe problemeve dhe nuk është një mënyrë që duhet të funksionojë në debat. Nuk sugjestionohem nga deklarimet e ndryshme që këto teza për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, i përmend çadra Saliu etj. nuk sugjestionohem. Unë e kam kauzë timen bindjen time çështjen e zgjedhjeve të lira. Zgjidhja që në ditën e parë i ka deklaruar. Këtu fillojmë reformat, nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ky sistem politik bazohet në zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Thash që kur shtrohen problemet zgjedhore dhe të zgjedhjeve të lira mos ti hyjmë asaj që nga një vesh hyn nga një del. Por të thotë për reformën zgjedhore ka këto përgjegjësi”, tha Kokëdhima.
Koço Kokëdhima tha se Lëvizja “ZGJIDHJA” është për demokraci të brendshme në parti.
“Lëvizja politike Zgjidhja, ka lindur si korent politik. Por në përmbajtjen e vet është një lëvizje e bazës, është një lëvizje e gjithë rolit dhe të drejtave të tyre. Bëhet fjalë për demokracinë e brendshme në parti, për liritë e këtyre njerëzve, mundësimin e qytetarëve dhe socialistëve të bazës për të marrë pjesë në qeverisjen e vendit. Nuk është një lëvizje e elitës, është një lëvizje që bëhet nga poshtë. Sigurisht do të duhej të bëhej nga sipër sepse problemet janë lehtësisht të kuptueshme. Janë probleme të sistemit politik. Të flasësh për standardet dhe rolin e partive politike në Shqipëri janë gjëra me rëndësi jetike për sistemin tonë politik. Këto u interesojnë njerëzve dhe nëse janë të drejta kam besim të palëkundur. Kam shumë përvoja, kam punuar gjithë jetën time. Energjia e qytetarëve do ta çojë në sukses këtë lëvizje. Mjedisi politik në partinë e udhëheqjes është një mjedis armiqësor në PS. Ata bënë qëndrime shumë të këqija i kanë shkarkuar pushuar nga puna të gjithë”,- u shpreh Kokëdhima. (M.D/ Shuplaka)