08:45 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kokëdhima: Qeveria dhjakse dhe e pabesë e Edi Ramës

21:11 | 30/09/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima: Qeveria dhjakse dhe e pabesë e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, e cilësoi frikacake dhe të pabesë qeverinë e Edi Ramës, duke vënë përballë prishjet e banesave në Shkozë dhe në Himarë. Për të parat, Rama dërgoi fadromat dhe i shkatërroi, ndërsa për të dytat çoi dy ministra për të biseduar fshehurazi, pas kërcënimeve të Athinës.

Kokëdhima pyeti me sarkazëm nëse banorët e Shkozës duhet të deklarohen grekë apo serbë që të mos ndëshkohen nga qeveria e Ramës.

POSTIMI I PLOTË:

Mediat njoftojnë se kryeministri ka dërguar ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro, për t’u takuar dhe marrë vesh në fshehtësi me Vasil Bollanon dhe Fredi Belerin e Omonias. Rama refuzoi kërkesat e përsëritura dhe propozimet këmbëngulëse të mia dhe të Zgjidhja-s për t’i legalizuar e shpronësuar me çmime tregu të gjitha ndërtimet e banorëve të Himarës që preken nga projekti për urbanizimin e qëndrës së qytetit. Ky “trim” që i thoshte deri dje Athinës “Shiko punët e tua!” pranoi menjëherë kërkesat e drejta të himarjotëve sapo i trashi zërin Athina, Brukseli e kushedi çfarë lobi tjetër deri në SHBA. Qeveria e tij e pabesë u dërgoi natën fadromat 160 familjeve në Shkozë, pa asnjë paralajmërim. Sot ka pranuar t’i shpronësojë (kompensojë) të gjithë në Himarë me “çmime tregu”. Ndërkohë banorët e Shkozës, që të vetmin “mik dhe përkrahës” duhet të kishin shtetin e tyre, flaken në rrugë pa asnjë kacidhe. Ky është Rama i vërtetë: Dhjaks përpara Athinës dhe Brukselit, i egër, çnjerëzor dhe cub me popullin e varfër të Shkozës! Ç’të bëjnë banorët e Shkozës që të dëgjohen nga kjo qeveri? Të vetëshpallen grekë apo serbë?! Apo të ikin “me kuç e me maç” nga sytë këmbët për “të marrë eksperiencë nëpër shtetet e largëta të botës”, siç thotë kryeministri ynë?! Rama refuzon të flasë e dëgjohet me shqiptarët, me popullin, me himarjotët, me qytetarët e Shkozës, me ZGJIDHJA-n, me mua, me partitë e tjera shqiptare, me deputetët, dhe shkon e merret vesh fshehurazi me Bollanon, Belerin dhe Omonian! Vajmedet për timonierin që kemi! #ZgjidhjaPërPopullinShqiptar

(B.H/Shuplaka)

Etiketa: Kocokoco kokedhimakokedhima
Pas

De Biazi debuton me fitore në kampionatin spanjoll, Alaves mund Levanten e Bardhit dhe jep sinjale mbijetese (VIDEO)

Para

“Tjetër kërkon Rigerta, tjetër ka bërë dhe do bëjë Rama”

Para
“Tjetër kërkon Rigerta, tjetër ka bërë dhe do bëjë Rama”

"Tjetër kërkon Rigerta, tjetër ka bërë dhe do bëjë Rama"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

Nga e hëna sekuestrohet bulmeti pa faturë! Tatimet nisin kontrollet në terren

Kryeministri i Australisë Albanese nis vizitën në Kinë, e përqendruar në tregti

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.