Prej mëngjesit të sotëm në Trieste të Italisë zhvillohet takimi mes liderve të Ballkanit perëndimor. Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, u shpreh pesimist për përfitimet e Shqipërisë nga ky samit.
Në një postim në tëitter, Kokëdhima se: “Sot në samitin e Triestes, Shqipëria nuk paraqet asnjë projekt! Si mundet? E kam thënë se qeveria jonë është e mbushur me tutkunë!.”
Bashkimi Europian do të akordojë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një fond prej 250 milionë eurosh, nga të cilat një pjesë do të jepet në formën e grantit dhe një pjesë si kredi.
Duhet thënë se Shqipëria nuk ka paraqitur asnjë projekt serioz në këtë samit, çka do të bëjë që të mos ketë mundësi në marrjen e fondeve.
(E.K/SHUPLAKA)