14:28 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kokëdhima: Raporti i DASH vërtetoi tezat tona për Don Kanabisin, zgjidhja është legalizimi

12:56 | 17/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata politike, Kokëdhima takon Gjinushin, ja çfarë u diskutua

Koço Kokëdhima ka deklaruar paporti i DASH ka vërtuar tezat tona për Don Kanabisin. Kokëdhima i qëndron akoma tezës që kanabisi duke të legalizohet. 

Sipas tij PS duhet të largojë politikanët dhe zyrtarët e implikuar. 

“PS të largojë politikanët dhe zyrtarët e implikuar. Më poshtë është statusi i drejtuesit të Lëvizjes “Zgjidhja” pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për drogën, trafikun dhe pastrimin e parave: “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi luftën ndaj trafikut të drogës për vitin 2016 e vendosi Shqipërinë në vendet kryesore të burimit të marijuanës. Ashtu siç kam deklaruar disa herë prej verës së shkuar, vendi ynë në 2016-ën pati një shtim të plantacioneve me kanabis. Droga shqiptare, e mbjellë anekënd vendit vijon të trafikohet me ritme të larta, arrin të kapërcejë kufijtë e Shqipërisë dhe të kapet nga policitë e vendeve fqinje. Policia e Shtetit sigurisht këtu ka “meritën” kryesore që e kanabizoi gjithë vendin, zyrtarët e saj taksuan trafikantët 20-30 për qind të vlerës. Pasojat e këtij aktiviteti kriminal me përmasa dhe dëme kombëtare do të ndikojnë gjatë në jetën e shqiptarëve. Paratë e nxjerra nga ky biznes kriminal, thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pastrohen lehtësisht dhe investohen në prona të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e biznesit. Por, siç e kam theksuar edhe më parë, mafia e drogës ka krijuar një fuqi financiare të pakrahasueshme dhe është në gjendje të afektojë zgjedhjet, parlamentin, qeverinë, mediat, drejtësinë dhe të gjitha institucinet e tjera të vendit. Ajo do të rrezikojë edhe zgjedhjet e 18 qershorit. Rrënjët e problemit duhet t’i gjejmë te qeverisja dhe prej andej do të vijë edhe zgjidhja. Ne kemi një popullsi të madhe në fshat dhe një bujqësi të braktisur, e cila kërkon strategji, politika, investime dhe projekte të mirëmenduara, kërkon subvencionim me të paktën 150 milionë dollarë në vit vetëm nga burimet e brendëshme të buxhetit, rregullimin e tregut të tokës dhe garantim të tokës nga shteti për çdo investim serioz e domethënës për eksportin, investime në infrastrukturë, grumbullim e përpunim, politika doganore mbrojtëse për prodhimet vendase etj, që nuk janë bërë nga asnjë qeveri, as nga qeveria e Ramës. ZGJIDHJA ka prezantuar programin e saj për kanabisin që është realist, i mundshëm, efektiv dhe në përputhje me trendet kulturore dhe të tregjeve në botën e civilizuar. Shqipërisë i duhet legalizimi i marijuanës për qëllime farmaceutike dhe industriale, dekriminalizimi i përdorimit, kontrolli i plotë dhe absolut i shtetit mbi prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e produkteve dhe nënprodukteve të saj, kontrolli dhe pastrimi i policisë nga çdo person i implikuar. Legalizimi e kthen kanabisin në një të mirë për popullin dhe buxhetin e shtetit, moslegalizimi e mban atë si parajsë ekskluzive të mafies, ndërsa të gjithë funksionarët e policisë që janë implikuar me prodhimin ilegal dhe me trafikimin e marijuanës cenojnë sigurinë e vendit duhet të largohen nga shërbimet e policisë së shtetit. Partia Socialiste duhet të largojë nga qeveria dhe parlamenti politikanët dhe zyrtarët e lartë të saj që janë përfshirë direkt ose indirekt me trafikantët dhe trafikun e marijuanës”, shprehet Kokëdhima.

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: DASHkoco kokedhima
Pas

Sara Hoxha dhe Ledion Liço martohen këtë verë

Para

“I humbur në përkthim”, gazetari: Dje morëm dy mesazhe nga Amerika një nga DASH dhe një nga punonjësi Lu

Para
“I humbur në përkthim”, gazetari: Dje morëm dy mesazhe nga Amerika një nga DASH dhe një nga punonjësi Lu

"I humbur në përkthim'', gazetari: Dje morëm dy mesazhe nga Amerika një nga DASH dhe një nga punonjësi Lu

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

“Kosova, Serbi”, thirrje nacionaliste në Gazimestan

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

VIDEOLAJM/Zjarr pranë ish-sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.