17:10 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kokëdhima rrëfen takimin e fundit me Agollin: Si na qerasi Sadija me raki Përmeti, biseda me shkrimtarin për të majtën…

07:08 | 04/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Kokëdhima rrëfen takimin e fundit me Agollin: Si na qerasi Sadija me raki Përmeti, biseda me shkrimtarin për të majtën…

Për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka reagur dhe Koço Kokëdhima. Përpos dhimbjes për largimin e tij ai ka rrëfyer edhe takimin e fundit me shkrimtarin para dy vjetësh. Kokëdhima rrëfen sesi diskutonte me Agollin zhvillimet më të fundit nga ekonomia, politika dhe rajoni por edhe për të majtën shqiptare. 

Ish-deputeti tregon sesi Sadija gruaja e shkrimtarit të madh i kishte qerasur me një raki të mirë Përmeti dhe sesi ftesa për t’ia kthyer vizitën nuk u realizua dot pë shkak të shëndetit të rënduar të shkrimtarit. 

Kujtojmë se Agolli u nda dje nga jeta rreth orës 16:00 të pasdites si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. 

Reagimi i plotë:

O i pavdekshmi Dritëro!

Këto foto i kam kujtim nga vizita e fundit që bëra në shtëpinë e Dritëroit, në tetorin e vitit 2014. Bëmë shakara, kujtuam shumë ngjarje dhe njerëz, ndërsa zonjë Sadija na sajdisi me një raki shumë të mirë Përmeti. Dritëroi ishte i kthjellët, gëzonte shëndet të mirë, edhe pse i duhej të përdorte herë pas here tubat e oksigjenit.

Ishte i dashur dhe i mençur, patriot e atdhetar si askush tjetër, një patrik i ndritur që i ndiqte me aq pasion e përkushtim të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, sportive e shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mbaj mend se diskutuam për politikën, për ngjarjet e fundit në stadiumin e Beogradit dhe për të majtën shqiptare.
Koha fluturoi dhe kur u ndamë e ftova në shtëpinë time. Shëndeti nuk ia krijoi mundësinë Dritëroit dhe ky mbeti takimi ynë i fundit.
Ikja jote Dritëro është kaq e dhimbshme për të gjithë popullin tonë. Ne dhe brezat që vinë nuk do të harrojmë kurrë, i madhi Dritëro, do të takojmë në librat e tu, në fjalët që aq bukur ia kushtove popullit dhe Atdheut tënd, i shtrenjti Dritëro, në këshillat e urta e plot mençuri, në kujtimet aq të çmuara nga jeta jote, që shqiptarët do t’i përcjellin me dashuri nga brezi ne brez,
O i pavdekshmi Dritëro!
Të qoftë i lehtë dheu yt! (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1027″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 
Etiketa: Dritero Agollikoco kokedhimarrefimi
Pas

PARASHIKIMI I MOTIT. 04/02/2017

Para

Mediat në Maqedoni: Shqiptarët kanë spiunuar njëri-tjetrin, në vend të 3-të në ish-Jugosllavi

Para
Mediat në Maqedoni: Shqiptarët kanë spiunuar njëri-tjetrin, në vend të 3-të në ish-Jugosllavi

Mediat në Maqedoni: Shqiptarët kanë spiunuar njëri-tjetrin, në vend të 3-të në ish-Jugosllavi

Discussion about this post

 



Të Fundit

370 milionë euro nga shitja e sulmuesve, klubi gjerman “mbret” i merkatos

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

Dhunë në Britani, përshkallëzohet protesta kundër emigrantëve në rrethinat e Londrës

Marrëveshja, Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën

Bisedë telefonike midis Papa Leoni XIV dhe presidentit palestinez: Ndaloni përdorimin e dhunës në Gaza!

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardohet stacioni i metrosë në Kiev ku po strehoheshin qindra qytetarë

“Hawala”, transferuan miliona euro të drogës në Shqipëri, GJKKO lë në burg dy të arrestuarit (EMRAT)

Kurti: Të gatshëm për bashkëqeverisje me Nismën, i kemi bërë ofertë konkrete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.