19:04 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kokëdhima: Shkarkimi i Kurtit në emër të proamerikanizmit është turpërues për deputetët e Kuvendit të Kosovës

14:03 | 07/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhje të parakohshme? Koço Kokëdhima: PD dhe LSI të tërheqin kandidatët e mëparshëm

Në një intervistë për “MekuliPress”, kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, theksoi se shkarkimi i kryeministrit Kurti, ishte akt i papërgjegjshëm i LDK-së.

Kokëdhima, tha se Kosova dhe as kombi shqiptar në tërësi, nuk meritojnë këso sjelljesh.

Sipas tij, argumenti se Kurti po rrezikon ta bëj Kosovën anti-amerikane është naiv dhe i dëmshëm për Kosovën. “Shqiptarët janë dhe do të mbeten populli më pro-amerikan në botë dhe kjo i ka shpjegimet e veta”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima, shpjegoi, se edhe partinë të cilën e drejton, ka përcaktuar programin dhe politikën e vet me përputhje me SHBA-të, pasi që, sipas tij, SHBA-të, janë aleat strategjik për Shqipërinë dhe kombin shqiptar në tërësi.
Më tej, Kokëdhima, tha se qeveria e 50 ditëve e ka rritur reputacionin e VV-së. Me këtë që ndodhi kanë humbur Kosova dhe shqiptarët.
Më poshtë intervista e plotë me kryetarin e partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima:
MekuliPress: Si e keni parë lëvizjen e fundit politike që çoi në rrëzimin e qeverisë në Kosovë?

Kokëdhima: Si një akt të papërgjegjshëm dhe trashanik të elitës politike. Nuk e meriton as Kosova dhe as kombi ynë këtë gabim me pasoja në kohë pandemie. LDK u shpreh si tejet e lënduar në sedër nga gjesti i panevojshëm i shkarkimit të Agim Veliut pas deklaratave provokuese të këtij të fundit. E ndoqa debatin për mocionin. Argumenti i këtij debati përmblidhet pak a shumë në atë se Kurti po rrezikon ta bëjë Kosovën anti-Amerikane dhe se LDK me të tjerët ‘nuk ia lejon’ këtë politikë ‘plangprishëse’. Kjo qasje është e rrezikshme, naive dhe e dëmshme për Kosovën. Shqiptarët janë dhe do të mbeten populli më pro-amerikan në botë dhe kjo ka shpjegimet e veta. Partia ‘Zgjidhja’ që unë drejtoj e ka përcaktuar në programin dhe në politikën e vet se SHBA-të janë i vetmi aleat strategjik për Shqipërinë. Shqiptarët do t’u mbeten përjetë mirënjohës SHBA-ve, NATO-s dhe aleatëve të tyre për çlirimin e Kosovës.

Deputetët e Kosovës zgjidhen nga populli i Kosovës. Ata nuk mund ta edukojnë veten dhe popullin me idenë se kjo apo ajo është e pranueshme dhe e drejtë për ne përderisa e kërkon Amerika. Zyrtarët e huaj, kushdo qofshin e ngado të vijnë nuk zgjidhen apo emërohen nga populli shqiptar, nuk japin llogari para institucioneve tona dhe jo domosdoshmërisht mbrojnë apo përfaqësojnë interesat e popullit Shqiptar. Elita e korruptuar e Tiranës vepron e justifikohet njësoj kur do që të shesë si të drejta paudhësitë e saj, servilizmin ndaj të huajve dhe shitjen e tradhëtimin e interesave të larta të shtetit dhe të kombit tonë me vullnet të lirë apo nën shtrëngim e nën shantazh. Kështu vepruan për dekada e shekuj turkoshakët shqiptarë që shërbyen me servilizëm ndaj Portës së Lartë. Ata punuan për përfitime personale dhe kundër interesave të kombit shqiptar me lajtmotivin: E di Baba, e do Baba! Dhe kështu ne dolëm nga sundimi otoman si kombi më i humbur dhe tragjikisht i sakrifikuar.

Ne kemi nevojë për miqësinë, mirëkuptimin dhe mbështetjen e SHBA-ve. Shqiptarët do të punojnë vazhdimisht e sinqerisht për zgjerimin e bashkëpunimit politik, diplomatik, ekonomik dhe ushtarak me SHBA-të. Por, këto ne nuk mund ti arrijmë duke bërë gjëra të këqia e të turpshme për vendet e interesat tona. Akti i shkarkimit të Kurtit në emër të proamerikanizmit të Kosovës është turpërues për deputetët e çdo parlamenti, lutem që të jetë e fundit herë në historinë e shteteve tona. Nuk duhet të jetë kurrë pjesë e debateve parlamentare apo argument në mjedisin politik shqiptar proamerikanizmi i zyrtarëve të korruptuar këtej e andej kufirit. Në asnjë rrethanë, deputetët e Kosovës nuk mund të votojnë kundër interesave të larta shtetërore e kombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës siç këto interesa përkufizohen literalisht në kushtetutën aktuale të Kosovës edhe po t’ua kërkojnë tërë bota, Krishti dhe Muhameti së bashku.

MekuliPress: Qeveria Kurti u shpërbë shumë shpejt. A është edhe Albini një politikan tanimë në rënie?

Kokëdhima: Rrëzimi i Kurtit u sponsorizua për t’i dhënë një drejtim tjetër bisedimeve dhe planeve të paqes me Serbinë. Fati politik i Kurtit është i lidhur me fatin e VV-së. Qeveria e 50 ditëve e ka rritur reputacionin e VV-së. Me këtë që ndodhi kanë humbur Kosova dhe shqiptarët.

Qeveria e Kurtit ishte pa një bazë solide, me një shumicë të ‘sajuar’. Misioni i VV-së duket se është të sjellë një elitë të re politike në Kosovë. Por Vjosa Osmani është e vetme dhe e ka të pamundur tani për tani që të reformojë e ta bashkojë LDK-në në këtë rrjedhë. Ja pse aleanca VV+LDK nuk mund të jetë e qëndrueshme. Albin Kurti dhe VV kanë përgjegjësi për pasojat që mund të kenë Kosova dhe çështja shqiptare edhe nga kjo krizë. Kurti u përpoq më shumë nga kushdo për t’i dhënë përfitime Kosovës nga heqja e taksës 100 % ndaj mallrave serbe. Ai, madje, e mbrojti këtë taksë përtej mundësive të qeverisë së tij. Më ka munduar pyetja se si nuk e gjetën gjuhën e bashkëpunimit Kurti me Haradinajn të paktën për zëvendësimin e tarifës me reciprocitetin. Ky do të ishte maksimumi që mund të merrte Kosova.

Objektivat e VV-së dhe romantizmi i Kurtit për qeverisjen e Kosovës me duar të pastra e bashkoi gjithë elitën e vjetër rreth mocionit të mosbesimit. Nervozizmi i elitës së vjetër politike të Kosovës dhe interesat e Serbisë nuk i lejuan Kurtit as 100 ditë në pushtet.

Kurti përmendi edhe ambasadorin Grenell si të përfshirë në rrëzimin e tij, që të realizohej plani Thaçi-Vuçiç për shkëmbimin e territoreve me ndërjetësimin e SHBA-ve. Grenell e mohoi në një intervistë me z. Berat Buzhala, se Shtëpia e Bardhë kishte plane të tilla.

Nëse kriza do të çojë në zgjedhje, me shumë mundësi Kurti dhe VV-ja do të dalin më të fuqishëm nga zgjedhjet. Vështirë të parashikohen zhvillimet nëse zgjedhjet e reja të parakohshme refuzohen.

MekuliPress: Si është në vlerësimin tuaj Albin Kurti?

Kokëdhima: Kurtin nuk e njoh nga afër. E kam takuar në fund të vitit 2013, nëse nuk gabohem, së bashku me Shpend Ahmetin, në Tiranë. Albini ishte i shqetësuar për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe për projektin famëkeq të asosacionit të komunave serbe. E mora një dosje prej tij dhe organizova një fushatë të gjerë mediatike për informimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shqiptarëve për pasojat e rënda që shkaktonin:

1) Marrëveshja për Demarkacionin ishte akti më i ri dhe më i turpshëm i historisë dramatike të copëtimit të territoreve shqiptare në favor të sheteve fqinje. Ky projekt fatkeqësisht u realizua. Kosova i dorëzoi Malit të Zi 82 km2 nga trojet tona historike me votën e deputetëve të Kosovës të mashtruar me gjoja liberalizimin e vizave të BE-së.

2) Plani për ngritjen e asosacionit të komunave serbe për të bërë një shtet serb brenda shtetit të Kosovës synonte ta shkatërronte sovranitetin dhe vetë Republikën e Kosovës. Ky projekt, fatmirësisht ra.

Nga sa kam ndjekur mund të them se Kurti dhe Vetëvendosja janë nga të paktat prurje të reja emancipuese të politikës shqiptare në Ballkan. I kam lexuar me detaje lavdërimet dhe kritikat që u adresohen nga çdo anë. Unë nuk pres që Kurti të jetë Mesia. Nuk e mendoj as si Skënderbeun. Por duket qartë se ai është serioz, parimor, atdhetar, trim, i vendosur, i mençur dhe me kulturë shtetari. Kurti dhe Vetëvendosja sfidojnë në mënyrën më provokative moçalin e politikës së elitave të korruptuara në Tiranë e në Prishtinë, të cilëve nuk u del nga shpirti kultura e vjedhjes së shtetit dhe popullit, kultura e tradhëtisë së interesit kombëtar e publik për interesat e tyre meskine, kultura e shkatërrimit të sundimit të ligjit, kultura e ndërtimit të shtetit partiak dhe të qeverisjes autokratike.

Etiketa: koco kokedhima
Pas

Situata në Shkodër/ Meta zbret në terren: Është turp të jesh i pakujdeshëm dhe të infektosh familjarët

Para

11 herë në dyqan brenda një dite, gjobitet e moshuara

Para
Tregjet e fruta-perimeve, AKU nxjerr njoftimin e rëndësishëm: Si do të ‘mbrohen’ produktet, rregulla strikte për shitësit dhe blerësit

11 herë në dyqan brenda një dite, gjobitet e moshuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Copëtoi djalin e saj me sëpatë në Itali, nëna zbulon shkakun e vrasjes makabër

I dërguari special i SHBA, Witkoff viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, SPAK kërkon pushimin e çështjes për dy të pandehurit

Draft Kodi i ri Penal, reagon Delegacioni i BE në Tiranë: Jemi të shqetësuar, mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes! S’janë në përputhje me standardet Europiane

Pas aksionit të prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit: Kurora e artë e Shqipërisë

Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i Republikës Sprska Milorad Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, unë mbetem president

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.