11:18 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kokëdhima: Sondazhi i Gallup-it, medalja e turpit për këtë klasë politike! Bojkotoni zgjedhjet!

10:00 | 12/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima: Sondazhi i Gallup-it, medalja e turpit për këtë klasë politike! Bojkotoni zgjedhjet!

Koço Kokëdhima, kreu i ”Zgjidhjes” komenton sondazhin e Gallup-it, duke thënë se është medalja e turpit për këtë klasë politike.

”Bojkotoni zgjedhjet e 25 Qershorit!”, bën thirrje Kokëdhima.

”Sot, 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, po aq sa në Haitin e shkatërruar nga keqqeverisja dhe tërmeti. Është ironi e fatit të “luftosh” me Haitin për vendin e dytë në botë për të rriturit që duan të ikin në emigracion. Atje, si në kohën e diktatorit Dyvalje, njerëzit e thjeshtë tentojnë dëshpërimisht që të ikin me varka si refugjatë në SHBA. Ashtu si shqiptarët që nuk kanë lënë mënyrë pa përdorur që të ikin si azilantë ekonomikë në Europë. Kjo është medalja e turpit për këtë qeveri. Në 44 muaj ajo ia arriti që t’i bëjë shqiptarët që të vetmen shpresë të kenë ikjen nga sytë këmbët. Këtu, të lumtur janë vetëm një grusht njerëzish, kryetarët e partive dhe oligarkët rreth tyre.  Ndaj ne i kemi shpallur lufte pa kompromis kësaj kaste sunduese që do të ishte e lumtur edhe sikur vendi të zbrazej plotësisht nga rinia, njerëzit e ndershëm e të zotë dhe forcat e afta për punë. Që të mos përfundojmë në këtë skenar apokaliptik për Shqipërinë, Partia ZGJIDHJA kërkon reagim nga të gjithë qytetarët, të bojkotojmë masivisht zgjedhjet e 25 qershorit, t’i japim një mesazh të qartë refuzimi kësaj elite politike që nuk përtërihet: Bojkoto Zgjedhjet që Vidhen, Refuzo Listat e Kryetarëve, Përmbys Oligarkët e Korrupsionit, Jo Konçensioneve Antikombëtare, Mjaft me Gënjeshtrat e Politikanëve, Mos Lejo Braktisjen e Vendit, Rrëzo Tiraninë e Skamjes dhe Krimit, Shtet Për Popullin.

Vetëm kur të përmbushim këto kërkesa në Shqipëri do fillojë të ketë vend dhe të ardhme të pranueshme për popullin! Nëse je i shtërnguar nga represioni qeveritar të marresh pjesë në zgjedhje, vendos nje Z të madhe mbi gjithë fletën e votimit që ta kthesh atë në një votë të qartë refuzimi!”, shpjegon ish-deputeti socialist. (V.G/SHUPLAKA)

 

Etiketa: bojkotgallupkoco kokedhimakokedhimasondazhi gallupzgjedhje
Pas

S’përmbahet Ilda Bejleri, në transmetim direkt i hidhet në qafë Xhani De Biazit (VIDEO)

Para

“Nëse Enver Hoxha do bënte festë për çdo objekt, do na kishte shkuar jeta ahengje. Nuk ringjallët Skënderbeun, një cop shesh është’’

Para
“Nëse Enver Hoxha do bënte festë për çdo objekt, do na kishte shkuar jeta ahengje. Nuk ringjallët Skënderbeun, një cop shesh është’’

"Nëse Enver Hoxha do bënte festë për çdo objekt, do na kishte shkuar jeta ahengje. Nuk ringjallët Skënderbeun, një cop shesh është’’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjilan/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.