I ftuar në ‘Fax News’ kreu i partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima ka hedhur akuza ndaj “dy partive të vjetra” siç i quajti ai PS-në dhe PD-në për mungesën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
Kokëdhima tha se dy armiqtë e zgjedhjeve të lira në Shqipëri janë Edi Rama dhe Sali Berisha. Ai u shpreh sereforma zgjedhore është çështja më prioritare në Shqipëri, duke shtuar se objektivi i madh i partisë ‘Zgjidhja’ është të çlirojë zgjedhjet që menaxhohen nga “dy bandat”.
“Çështja e zgjedhjeve nuk është e së njëjtës rëndësi me tjerat që diskutohen por është më prioritarja. Padyshim që të dy partitë e vjetra janë të vendosur të mos i çlirojnë zgjedhjet se kanë monopolin. Ju e dini shmë mirë që në 96’ Sali Berisha i rrëzoi zgjedhjet e lira dhe më pas i përgjakën protestat, ku erdhën të majtët nuk vendosën zgjedhjet e lira por vazhduan rrugën e Berishës. Vazhduan të dy palët të shkatërrojnë standartet e zgjedhjeve. Në 2008 ndodhi ‘puçi’ kushtetues, rrëzimi i Republikës sepse u rrëzuan zgjedhjet.
Ky grusht shteti në 2008 sanksionoi një formë tjetër regjimi në Shqipëri pasi vendosi marrëveshjen e partive të vjetra, partitokracia solli një regjim tiranik të mafies dhe korrupsionit.
U shfuqizua sovraniteti i popullit. Këta e kanë kapur përmes kafshatës së bukës dhe kriminelëve popullin.
Zgjedjhjet në Shqipëri nuk janë të barabarta, monopolin e ka PS dhe PD, në asnjë vend nuk ka shembull të ngjashëm për sa i përket zgjedhjeve.
Problemi për gjithë shqiptarët kudo që janë është se Republika e Shqipërisë ka rrëzuar zgjedhjet, nga këta të mallkuar, këtu kemi të bëjmë me një pushtim forcërisht të zgjedhjeve. Askund nuk trasportohen kutitë e votimit, numërohen dhe del rezultati. Ky është krimi më i rëndë.
Dy armiqtë më të egër të Republikës së Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Ata kanë shkatërruar zgjedhjet.
Ne nuk kërkojmë diçka që është për ne se vizioni ynë nuk është partiak, por kemi vizion shtetëror dhe kombëtar. Është fjala për çdo banor të këtij vendi, kërkesat tona nuk janë për të na favorizuar ne, por për të jetuar shteti ynë.
Ne kërkojmë zgjedhje të barabarta, zgjedhje ku komisionet të jetë apartiakë, ose çdo parti të ketë komisioner, numërim elektronik, votat të mos transportohen port ë numërohen në vend, identifikimi i votueve në mënyrë biometrike, dhe daspora të votojë patjeërër. Është përgjegjësi e çdo shqiptari për ta bërë këtë”, tha Kokëdhima. (B.H/Faxweb)