Skuadra italiane e Ferrarit ose ndryshe “Kokëkuqja”, ka vendosur që në nderim të viktimave në tragjedinë e Xhenovë, të shkruajë një mesazh të shkurtër për të prekurit.
Në Çmimin e Madh të Belgjikës, në kokëkuqet e Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, logo me kalin e Ferrarit, do të lidhet nga dy anët e urës, si dhe do të shkruhet: “Në zemrat tona.”
Shembja e urës Morandi shkaktoi 43 viktima, mes tyre dhe dy shqiptarë.
(B.H/Faxweb)