Në selinë e Presidencës, po zhvillohet ceremonia për marrjen e detyrës së Presidentit të ri të Republikës Ilir Meta.
Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, Meta nuk shoqërohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, e cila ka refuzuar postin e Zonjës së parë dhe vendin e saj e kanë marrë fëmijët e tyre. Vajza e madhe Bora, djali Besari dhe vogëlushja Era do të mirëpresin figurat publike gjatë 5 viteve të ardhshme në Presidencë.
Ndërkohë që të gjithë politikanët po takojnë presidentin e ri në kokteilin që po zhvillohet në Presidencë, pas ceremonisë, në rresht me ta është edhe deputetja Kryemadhi.
Në momentin kur ajo takoi presidentin e ri, e buzëqeshur i tha disa fjalë dhe ndërsa vazhdoi rrugën para, ktheu edhe njëherë kokën pas për të parë bashkëshortin e saj. Pas takimit me Kryemadhin, Meta nisi të buzëqeshte akoma më shumë se sa më parë. Vijon… (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2491″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?v=EdUNb2JO9wc&feature=youtu.be