Në Holandë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme pas rënies së qeverisë dhe dorëheqjen së kryeministrit Dick Schoff.
Megjithatë zgjedhjet nuk kanë gjasa të mbahen para tetorit. Zakonisht , për shkak të peizazhit të fragmentuar politik të Holandës, formimi i një qeverie të re zgjat shumë muaj.
Lideri i të djathtës ekstreme holandeze, Geert Wilders, dje rrëzoi koalicionin qeverisës duke tërhequr partinë e tij PVV për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikën e imigracionit. Lideri i të djathtës ekstreme vlerësoi se qeveria e koalicionit nën kryeministrin Dick Schoff po vononte shumë për të zbatuar “politikën më të rreptë të imigracionit” ndonjëherë në Holandë, të cilën PVV e kishte promovuar pas fitores së saj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023.
Dje, Schoff njoftoi se do të jepte dorëheqjen dhe e përshkroi vendimin e Wilders si “të papërgjegjshëm”, duke theksuar se ai do të mbetej kryeministër i përkohshëm derisa të formohej një qeveri e re.