Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luici Soreca ka pasur një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në KED Ardian Dvorani, të cilin e ka nxitur që të ndërtohet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë.
Sipas Sorecës ngritja e gjykatave duhet të ndodhë në një kohë sa më të shpejtë, duke i dhënë prioritet shqyrtimit të kandidaturave.
“Sot takova kryetarin e KED Ardian Dvorani për t’u azhornuar mbi etapat përfundimtare të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykarën Kushtetese dhe Gjykatën e Lartë në kuadër të Reformës në Drejtësi. Është thelbësore që Gjykatat të jenë funksionale në kohën më të shkurtër të mundshme”, shkruan Soreca.
Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do të ishte më e lehtë që të diskutohej dhe mbi përplasjet e fundit institucionale mes Presidencës dhe qeverisë, veçanërisht për shtyrjen e zgjedhjeve.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post