14:47 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kolegë mos rrini por reagoni”, gazetarët solidarizohen me Fundon pas dhunimit brutal

16:56 | 08/03/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kolegë mos rrini por reagoni”, gazetarët solidarizohen me Fundon pas dhunimit brutal

Pas lajmit për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo, i cili u dhunua ditën e sotme fizikisht në “Stacioni i Trenit” në kryeqytet përveç politikanëve,  kanë reaguar edhe kolegët e tij gazetarë. 

Gazetari Bledian Koka e konsideron dhunën ndaj Fundos si një akt shtazarak. Sipas Kokës, kjo ngjarje tregon se shteti ose ka rënë ose “nuk e mbajnë” më nervat. Ai kujton reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili shprehu keqardhje për politizimin e ngjarjes nga ana e Partisë Demokratike. Por sipas Kokës, me këtë Rama shmangu përgjegjësinë nga vetja.

Bledian Koka: “Elvi, as i pari as i fundit… Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo eshte nje akt shtazarak i denje per kohen e regjimeve barbare. Kur gazetaret fillojne te dhunohen kjo do te thote se ose shteti ka rene, ose shteti autoritar nuk e mbajne me nervat. Une nuk them qe Edi Rama fshihet pas kesaj ngjarje. Jo dhe jo.

Me te njejten logjike ai eshte dhunuar fatkeqesisht edhe vete dikur (te pakten kshu pretendon ai sot e gjithe diten). Por ama sot Edi Rama perpara se te hashtagoje vajmedetin e radhes ndaj opozites, duhet ti vere fre llapes se vet qe ka 4 vjet qe e ka leshuar pa teklif ndaj cilesdo medije apo gazetari qe nuk sheh ne te njejten drejtim si ia do puna atij.

Ne jemi te sigurte se Mero Baze, Carlo Bollino, Henri Cili, Kol Balla, Muc Nano, Arjan Vasjari dhe Bledi Mane po te doni, e te tjere si ato qe tam-tamojne pro qeverise nuk i hyn gjemb ne kembe sot e gjithe diten (dhe kurre mos u ndodhte) , pervec noj shuku ne xhep.

Sepse le ti themi gjerat sic jane, ne e dijme sesi funksionojne ata, dhe kjo eshte e zgjedhja e tyre. Por ama sa per te tjeret qe flasin ndryshe, sa here Edi Rama klith termin “mediat e kazanit”, aq here Elvi nuk do te jete as i pari e as i fundit. Ashtu si Elvi, edhe disa gazetare te tjere e kane mbushur kupen e marazit te pushtetit dhe me gjase ajo do te derdhet mbi ta here a vone. Heret a vone duke i hequr nga puna, heret a vone me presionin e pushtetit, heret a vone me presionin ndaj pronareve qe i ushqejne keta gazetare, dhe me heret se vone me dajak si Elvit sot diten per diell. Sot eshte nje dite e zeze per ate cik gazetari qe ka mbetur ne kete zgerk, dhe nje dite e bukur per gaztoret e Kryeministrit qe ferkojne duart e lengezojne duke klithur tryezave te pushtetit “sa mire ia bene atij qelbesires”.
p.s…Sot Edi Rama duke shmangur pergjegjesine e vet ndaj ketij akti, ne fakt harroi te marre autoresine direkte qe ai ka se pse sot media qe e ngriti dhe e beri kryeminister (edhe per te zezen e vet), eshte nen shenjester te asqereve te tij miliardere, thjeshte e vetem nen bekimin e heshtur te Gjigandit”, shkruan Koka.

Ndërsa gazetari Flamur Vezaj dhunën ndaj kolegut të tij e quan të pafalshme. 

Flamur Vezaj: Dhuna ndaj kolegut Elvi Fundo e pafalshme! Policia te gjej dhe arrestoi autoret!, (koleg_mos_rrini_por_reagoni). 

Albana Çakshiri: E ndoten dhe nje dite si kjo e sotmja… Barbaret ne burg! Jam me kolegun Elvi Fundo!

Lediona Xheladinaj: Sherim te shpejte Elvi! Ne jemi me ty!
Stop dhunes ndaj gazetareve!

Artan Hoxha: Nese heshtni sot kunder dhunes ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe medias se tij, mos u cudisni kur dhuna te trokase ne deren e shtepise suaj dhe te tjeret te heshtin…..

Valmora Gogo: T’i themi të gjithë STOP DHUNËS NDAJ GAZETARËVE! Shërim të shpejtë Elvi Fundo.

Klodian Tomorri: E pafalshme qe ne Shqiperi gazetaret mund te rrihen ende. Madje, barbarisht me cekice. Sulmi ndaj Elvit sot eshte nje kembane e forte alarmi. Tmerr.

Agim Xhafka: Sot u rrah Elvi Fundo thjesht se është gazetar opozitar. Nesër mos u çudisni kur skuadronet e krimit qeveritar të hyjnë në maternitet e të fluturojnë bebet nga dritaret se nuk qajnë sipas notave të vettingut.

Elvis Nabolli:Dhuna ndaj gazetareve eshte e patolerueshme dhe e papranueshme ne nje vend qe pretendon se eshte demokratik!!!!

Eduard Ilnica:Solidarizim për kolegun Elvi Fundo. Fjala e lirë vazhdon të ndalohet, gazetarët vazhdojnë të dhunohen. Bëhu i fortë shoku, jemi me ty! Shërim sa më të shpejtë!

Denis Dyrnjaja: Dhuna ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe jo vetëm ndaj tij, por çdo njeriu që “armë” dhe “mburojë” ka vetëm fjalën, është një akt burracak.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: Elvi Fundogazetaretreagimet
Pas

Basha dhe aleatët marrin një tjetër vendim për çdo qytet të vendit

Para

Makina ndalon te këmbët e polices, çfarë i nxjerr nga dritarja i riu, e habit komplet (VIDEO)

Para
Makina ndalon te këmbët e polices, çfarë i nxjerr nga dritarja i riu, e habit komplet (VIDEO)

Makina ndalon te këmbët e polices, çfarë i nxjerr nga dritarja i riu, e habit komplet (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

Ndryshimet në buxhet, 10 mln dollarë për start up-in e Mira Muratit/ Ministri Malaj në Kuvend: Mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të vendit

‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

Operacioni “Source” në Tiranë/ Sekuestrohen pasuri prej 500 mijë eurosh të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar

SHBA vendos veton në OKB për armëpushimin në Gaza

“Gjeniu italian”, Al Hilal zyrtarizon Inzaghin

Gjiknuri nga Kuvendi: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi! Ju e keni fajin vetë, nuk dini të bashkoheni

Plagosja në uzinën e ferrokromit/ Policia arreston tre persona, mes tyre dy inxhinierë dhe një brigadier

“Paqe përmes forcës”, ambasada e SHBA: 5 arsye për të rritur investimet në mbrojtje për aleatët e NATO-s

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.