Duke iu referuar masave të marra nga ana e qeverisë shqiptare kundër koronavirusit, që tashmë ka shënuar të prekurit e parë, edhe Partia Socialiste ka pezulluar të gjitha takimet partiake.
Urdhri vlen deri më 3 prill. Vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku iu kërkon pezullimin e takimeve.
“Kolege, ne kuader te masave te domosdoshme per situaten e emergjences, ju lutem pezulloni te gjitha takimet e partise deri ne daten 3 prill”, thuhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve.
Derimë tani në vendin tonë janë konfirmuar 10 rastet e para me koronavirus, ndërkohë që qeveria ka mbyllur shkollat, lokalet e mbyllura, pubet dhe palestrat, ndërkohë që pritet një ashpërsim i mëtejshëm i masave.