Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Athinë, ku një diplomat rus është gjetur pajetë në banesën e tij.
Ambasadori Andrei Malanin 55 vjeç, nuk ishte shfaqur sot në punë, prandaj kolegët e tij ishin vënë në kërkim dhe njoftuan edhe policinë.
Media greke “Protothema.gr” shkruan se diplomati nuk kishte shenja në trup, për këtë arsye dyshohet vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrore. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post