Menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve, kritikët e Lulzim Bashës i kërkuan atij dorëheqjen, mirëpo ai nuk pranoi por vendosi që të ngrinte funksionet e tij dhe të garonte sërish për postin e kryetarit të partisë.
Ndërkohë Genc Pollo, ka ironizuar përmes karikaturës së Bujar Kapexhiut kolegët e tij kritikë ndaj Bashës.
“Hahaha! Kolegët e mij të dashur!”-shkruan Pollo.
Mirëpo postimin në twitter e shoqëron me ikona insektesh akrepash dhe merimangash.
Kujtojmë se deri më tani zyrtarisht kandidat kundër Bashës është vetëm Eduart Selami. (D.D/Shuplaka)