Burime nga Presidenca bëjnë me dije se nesër në orën 08:00 Presidenti Meta do të jetë në një konferencë për shtyp në lidhje me krizën politike në vend si dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e dekretit të tij për shfuqizimin e datës 30 qershor per zgjedhjet vendore.
Sot Kolegji Zgjedhor me vota unanime vendosi rrëzimin e kërkesës së PUK për t’u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit duke e cilësuar kësisoj të pavlefshëm edhe dekretin e fundit të Presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet vendore. (lexo)
Discussion about this post