Idajet Beqiri, kryetari i PUK i cili kërkoi çregjistrimin e partrisë së tij nga zgjedhjet e 30-qershorit pas dekretit të Presidentit Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor për zgjedhjet vendore tha pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor se kjo vendimmarrje është e detyrueshme për t’u zbatuar.
“Ishim të detyruar të tërhiqeshim nga gara e 30 qershorit pas dekretit te fundit të Metës, por ky është një vendim që jepet nga organi më i lartë zgjedhor, Kolegji Zgjedhor dhe në bazë të Kodit Zgjedhor ai ka fuqi të marrë vendime fuqiplotë dhe është tërësisht detyrues për ne që të shkojmë në zgjedhje”, tha Beqiri për gazetarët.
I pyetur gjithashtu nëse kjo padi ishte ngritur që Kolegji Zgjedhor të fliste për dekretin e presidentit, Beqiri u përgjigj:
Ky ishte shkaku që ne ngritëm padi dhe derisa Gjykata Kushtetuese në 2017-n thoshte që nuk është objekt për diskutim, e vetmja zgjidhje ishte t’ia shtronim Kolegjit Zgjedhor. Na thoni që dekreti është i ligjshëm dhe ne të çregjistrohemi.
Vendimmarrja nuk është individuale po e subjektit politik dhe ne e analizuam situatën. Përderisa ne kishim dhe dekretin e presidentit dhe kur ndodhesh ne dilema të tilla për emrin që ka partia dhe pas konsultimit vendosëm që organi më i lartë i caktuar nga Kodi zgjedhor nëse ka të drejtë KQZ apo presidenti është kolegji ndaj ne zgjodhëm këtë rrugë.
Discussion about this post