Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e ‘Bashkë Fitojmë’, ku ka vendosur se Berisha nuk do të jetë kryesues në fletët e votimit për zgjedhjet e 14 majit, por do të jetë kreu i PL-së, Ilir Meta.
Ditën e sotme, Kolegji ka rrëzuar gjithashtu edhe kërkesën e Sali Berishës për vedosjen e logos së partive në fletët e votimit.
Kolegji ka vendosur që logot e Partive ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit, si dhe kërkoi që në fletën e votimit të jenë vetëm emrat e kandidatëve dhe emrat e partive apo koalicioneve.
Kujtojmë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka paditur KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor, në lidhje me çështjen e emrit që duhet të vendoset përbri koalicionit në fletët e votimit për këshillat bashkiake.
Koalicioni ka kërkuar që bashkangjitur koalicionin “Bashkë Fitojmë” të vendoset edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha në fletët e votimit.
Kolegji ka nisur ditën e sotme, rreth orës 17:30 mbledhjen për shqyrtimin e çështjes.