Kartolinat dikur kishin një vend të veçantë në festat e fundvitit. Urimet nuk kishin kuptim pa kartolinat, por sot kartolinat janë harruar duke u zëvëndësuar me kartolinat online që nuk e kanë atë ndjenjën e veçantë.
Për ata që kartolinat nuk I kanë më në kutinë e kujtimeve, në një intervistë për Fax News me gazetaren Sedjana Huna, koleksionisti Shpëtim Sala na sjellë historinë e tij domethënëse. Ai ka ruajtur ruan 10000 kartolina për t’i risjellë në vëmendje sa herë që mallëngjehet për të kaluarën duke krijuar një thesar.
Sala ka ruajtuar ato kartolina që i kanë dërguar atij, por koleksionon dhe të të tjerëve. Vitet kalojnë, kartolinat rrallohen. Urimet vijojnë, por kanë ndryshuar formë dhe nuk kanë atë ndjesinë që të ofronin kartolinat dikur.
Një nga bukuritë e kartolinave ishte se ato shpesh ruanin një shenjë të kohës, me pamje dhe dizajne që mund të reflektonin periudhën historike në të cilën ishin krijuar. Kjo i jepte një dimension të veçantë çdo mesazhi që dërgohej.