473 është numri i viktimave deri tani në Jemen shkaktuar nga epidemia e kolerës. Në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, citohet se prej 27 prillit deri tani sëmundja e kolerës ka shkaktuar një rritje prej 25 personash duke e çuar në 473 në total numrin e viktimave.
Vetëm përgjatë dy ditëve të fundit, janë regjistruar rreth 13 mijë raste të dyshimta të kolerës në 19 qytete.
Përveç organizatave ndërkombëtare si OBSH, Fondi Emergjent i Fëmijëve pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Kryqi i Kuq, ndihma mjekësore në Jemen kanë dërguar edhe Qendra Humanitare e Mbretit Selman, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hënat e Kuqe të Katarit.
Njerëzit në Jemen vazhdojnë të përballen përditë me rrezikun e infektimit nga kolera për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe grumbullimit masiv të mbeturinave.
(XH.A/SHUPLAKA)