Komandanti i trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan gjenerali General John Nicholson është zotuar se do ta mundin grupin militant Shteti Islamik
Sipas “zërit të Amërikës”, ai tha se plani i ISIS-it për të krijuar një “kalifat” në Afganistan është zmbrapsur nga forcat afgane dhe ato amerikane.
“Shteti Islamik u përpoq të krijonte një kalifat në Afganistan. Ata deklaruan se Xhalalabadi do të ishte kryeqyteti dhe se do të merrnin kontrollin e Nangarharit, por kanë dështuar në këtë përpjkje të tyren”, tha gjenerali Nicholson.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post