Komandanti i misionit NATO-KFOR, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi ushtarët italianë të plagosur në përleshjet e 29 majit me protestuesit, në Zveçan.
Gjenerali Ristuccia është pritur nga komandanti i KFOR-it – Komanda Rajonale Perëndim, kolonel Mario Bozzi, ku ai vizitoi infermierinë (ROLE1) në Camp Villaggio Italia në Pejë, me ç’rast iu drejtua ushtarëve të Regjimentit të 9-të Alpin që ishin i përfshirë në përleshje.
“Qëndroni për atë që keni bërë, keni vepruar pajtueshmërinë e plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndërhyrë mes dy palëve në parandalimin e një përplasjeje që sigurisht që do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile. Me dëshirën të shëroheni sa më shpejt, shpreh krenarinë time që jam komandanti juaj!”, u tha gjenerali Ristuccia, njofton KFOR-i.
Personeli italian, siç raportoi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të kthehen në Itali në ditët në vijim për t’u rikuperuar dhe për të kaluar kohë me ta të dashurit.
Discussion about this post