Në emisionin e sotëm të “Njerëz në Fokus”, ku trajtua tema “Lufta dhe paqja e ushtarëve tan”. Një prej paqeruajtësve shqiptarë i mbetur anonim ka rrëfyer jetën e tij pas misionit në Afganistan.
Ai u shpreh se nuk ka patur asnjë mbështetje nga shteti, dhe nga paga që merrte një pjesë i mbahej tatim.
“Kur vija nga misioni isha i ngarkuar emocionalisht. Nuk kam patur asnjë mbështetje nga shteti. Merrja 120 mijë lekë dita, dhe një pjesë e saj më mbahej tatim. Detyrimi i Ministrisë së Mbrojtjes është të na dërgojë me pushime. Ata që kanë rrezikuar jetën nuk kanë shkuar,” rrëfeu ai.
(S.SH/Shuplaka)