Kombëtarja Shqiptae e U 16-të, ka fituar ditën e sotme ndeshjen hapëse ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për International U-16 Tournament.
Të rinjtë kuqezinj të cilët drejtohen nga Elvin Beqiri, fituan me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga Danilo Bajraktarit, në minutën e 39.
Skuadrat luajtën hapur dhe u desh 1 gol nga Danilo Bajraktari për të hapur sfidën. Pjesa e dytë pavarësisht rasteve të të dyja ekipeve nuk solli ndonjë surprizë.
Kjo është një nisje mjaft premtuese për kuqezinjtë në këtë miqësore e cila u zhvillua në Turqi.
Ndërkohë që sfida e radhës e parashikuar është ditën e mërkurë në orën 16:00 ndaj Turqisë i cili është edhe vendi organizator.
(F.GJ/FAXWEB.AL)