Urimeve të ditës së sotme për besimtarët e krishterë me rastin e ‘Pashkëve’ iu është bashkuar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Me një foto fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas me një vizitë te Katedralja e Ringjalljes së Krishtit ata kanë uruar të gjithë shqiptarët.
Veliaj në fjalën e tij dha dhe një mesazh paqejë dhe një kohë reflektimi për politikanët që duhet të marrin shembull nga toleranca fetare.
‘’Qytetarët po iu shërbejnë atyre që janë në nevojë. Ne të politikës duhet të jemi pak me turp kur shohim myslimanë dhe të krishterë që përqafohen bashkë dhe ne nuk arrijmë të merremi vesh dhe të dialogojmë me njëri-tjetrin’’, u shpreh Veliaj. (E.K/SHUPLAKA)