Ish-kryeministri Sali Berisha raporton dy raste të mësueseve të pushuara nga puna për shkak të korrupsionit, të cilat kanë rifilluar sërish punë.
Një qytetar dixhital i shkruan Berishës se ish-drejtoresha e shkollës “Gjon Buzuku” Anila Mukaj ka rifilluar sërish punë në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet, ndërkohë që një qytetar tjetër shkruan se eshe me një tjetër mësuese, këtë radhë në qytetin e Shkodrës ka ndodhur e njëjta gjë. Kjo mesa duket nuk u ka pëlqyer qytetarëve.
Ndërkohë Berisha ka bërë vetëm një koment: “Rilindësit janë si rrushi i Nastradinit”
POSTIMI I BERISHËS
Rilindesit jane si rrushi i Nastradinit!
Pushohen nga detyra per korrupsion dhe dhune ndaj femijeve, rifillojne pune me ryshfet. Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sv
“ISH-drejtoresha e shkolles “Gjon Buzuku” Anila Mukaj e cila u kap me shkelje te rende ne ate shkolle bashke me nendrejtoreshen pasi u shkarkuan te dyja dhe te nd.Dalines ja hoqen te drejten e te ushtruarit te profesionit te mesuesit nderkohe drejtoresha Anila Mukaj eshte emeruar mesuese ne shkollen “Fan Noli”.”
“Z Berisha, këtë zonjë ish – drejtoreshë në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, (Anjeza Gjeluci), qe thotë se Rama është idhulli i saj, e la ca muaj pushim sa te harrohej ngjarja e dhunës në jetimoren e Shkodrës dhe pastaj e solli në Tiranë, dhe e ka bërë drejtorëshë për Konviktet në Bashkinë e Tiranës Erjonka e Edvushkës. Këtë info po ta japë për dijeninë Tuaj. Të uroj çdo të mirë dhe suksese!” (D.D/Shuplaka)