edhe në qytetin e Librazhdit janë ndjerë masat e marra nga qeveria për pezullimin e pothuajse çdo aktiviteti, ndërkohë që qytetarët shprehin pakënaqësinë me rritjen e çmimeve.
Një i moshuar i tha gazetares së Fax News ediola Terziut se çmimet janë trefishuar, ndërsa ai u pyet nga kjo e fundit se përse nuk ka marrë masa mbrojtëse për të parandaluar infektimin me koronavirus.
Qytetari tha se maskën e vendosin të sëmurët ndërsa tregoi edhe argumentet e tij duke iu referuar raportit me gruan ku tha se nuk ka frikë se mund të infektohet prej saj pasi “Ajo mikrob është”
“Ishin trefishuar çmimet, isha tek tregu, këto 3 mijë lekë kilja, këto me 2 mijë kilja, gështenjat me 5 mijë, limonat nga 3 mijë, specat 2 mijë e 500, lulelakrat 2 mijë. Dikur bëje me 5 mijë lekë tregti. Me këtë kohë që ka ardhur gjithçka mbaroi. Për ça e dua maskën moj shoqe, maska është për ata që janë sëmurë, unë jam çoban, shkoi malit, mbaroi puna. Tani mishi është mbyllur po ça do ha unë? Dyqani i mishit ishte mbyllur. Nuk të mbron maska, nuk të mbron maska moj, maska të mbron nëse ke ndonjë sëmundje ndonjë gjë brenda. Nuk fle me gruan në darkë unë? Fle me gruan në darkë unë tani gruaja sëmurë do infektohem nga gruaja unë?! Ajo mikrob është…”, tha i moshuari nga Librazhdi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)