Në një status të kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, një qytetarë i është ankuar në lidhje me punën pasi nuk lejohet të shkojë për shkak të masave si edhe për ndihmat që shpërndahen në fshatin e tij.
Mes tij dhe Ramës ka lindur një keqkuptim, në fakt nga ana e kryeministrit, vetëm se qytetari e kishte shkruajtur emrin e fshatit me shkronjë të vogël.
Në vend që t’i ofrojë mbshtetja apo një ndihmë, Rama është marrë me atë që në fakt vetë e kishte kuptuar gabim, por ka qenë një tjetër komentues që ia ka shpjeguar kryeministrit situatën.
Komentuesi 1: Po mirë, ju kam shkruajtur shumë herë, nuk kemi ç’të hamë për shkak të masave nuk shkoj dot në punë. Qendra administrative Cerrave ndau disa herë ndihma dhe punonjësit i ndajnë sipas qefit. Nuk ndihmojnë vërtetë ata që kanë nevojë. S’po marrim asnjë përgjigje nga ju.
Rama: Lëri cerrat e mos fyej njerëzit, po shkruaj ku ponon dhe si e ke konkretisht hallin.
Komentuesi 2: Cerrave është fshati i Pogradecit sa zbret Qaf-Pllocen
(F.GJ/FAXWEB.AL)