06:39 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Komenti ndryshe i Edmond Tupes për 30 qershorin: Shefi i madh u dhuronte një alamet prasi…

09:10 | 01/07/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komenti ndryshe i Edmond Tupes për 30 qershorin: Shefi i madh u dhuronte një alamet prasi…

Nga Edmond Tupja

Më 30 qershor, u zgjova herët në mëngjes. Vajta të blija zarzavate në një supermarket që sapo ishte përuruar me emrin joshës Mrekullia Ushqimore e Tiranës, shkurtimisht MUT.

Aty brenda, pra, në MUT, klientët kishin mundësi pa fund të zgjidhnin zavall zarzavatin që u zinte syri dhe u pëlqente zemra e stomaku, por veçanërisht truri.

Mirëpo mbeta pa mend e pa gojë: Atje, në të gjitha repartet kishte vetëm tranguj e kastravecë, të freskët ose turshi, të gjatë e të hollë ose të trashë e të shkurtër, të lëmuar ose të ashpër, farë vendi apo e jashtme, bio ose të modifikuar gjenetikisht, që mund t’i haje si e nga të doje.

Dhe dola pa zgjedhur asgjë, ndërkohë që disa klientë blinin një trangull, vetëm një, aq kishin të drejtë, madje pasi kishin treguar detyrimisht letërnjoftimin dhe pasi ua kishin ngjyer gishtin, në shenjë mirënjohjeje, me një bojë mavi materialisht të pashlyeshme për disa ditë, por shpirtërisht të pashlyeshme për tërë jetën.

Më vonë, nga gazetat dhe mediet elektronike mësova se, pavarësisht llojit të trangullit që klientët zgjidhnin, shefi i madh i  MUT-it u dhuronte atyre nga një alamet prasi mavi që ata të fluturonin të lumtur nëpër botë, sidomos në vendet e Bashkimit Europian dhe në SHBA, pa pasur nevojë për viza. Fluturim të mbarë!

Pas

Numër i madh votash të pavlefshme/ Si po shkon gara e Tiranës, janë numëruar gjysma e kutive

Para

Ngec procesi i numërimit, këto janë tre Bashkitë që s’kanë hapur asnjë kuti

Para
Më shumë se 10% e votave të pavlefshme, njihuni me zonën e surprizës zgjedhore

Ngec procesi i numërimit, këto janë tre Bashkitë që s'kanë hapur asnjë kuti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.