Tashmë është zyrtare që qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të paguajnë për të kaluar në “Rrugën e Kombit”.
Kjo ka revoltuar qytetarë nga të dy anët e kufirit , në rrjetet sociale ka shumë reagime negative, ndërsa një prej atyre që ka lënë një koment pikant është dhe Berat Buzhala.
“Nëpër autostradë duhet me pagu pare, m’i ra asaj rrugës vjetër na i marrin paret me maska. Nuk e din njeri qysh me shku te deti. Veç me u organizu me helikoptera…”, shkruan gazetari .
Ai e cilëson qesharake taksën tejet të tepruar, ndërsa i kujton Ramës se kjo është komike përderisa në Shqipëri ende nuk janë përfunduar urat.
“Taksa që e ka vu Edi Rama për “Rrugën e Kombit” është qesharakisht e lartë. Me t’i marrë 5-10 euro pse ki me i bo 50-70 kilometra rrugë, është e trishtueshme. Kaq pare njerëzit i harxhojnë benzinë ose naftë me shku deri ne deti. Imagjinojeni dy familje me golf dysha kur shkojnë n’deti në Shengjin me i pagu gjithë këto pare. Plus me u kthy. Fut e n’krytë Serbinë e kalon, rreth 300 kilometra autostradë, me pak a shumë këtë çmim. Sot, na familja jonë, kemi me shku me tri kerre në Shqipëri. Kuptohet edhe kemi me u kthy. Gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri kemi me i harxhu minimum 200-300 euro, të cilat shkojnë për ekonominë e Shqipërisë. Shto tash këtu edhe 30-50 euro për rrugë. Komike Zoti Rama, komike. Në anën tjetër ende urat nuk i ke të përfundme…”, shkruan Buzhala.
(E.K/FAXWEB)