Disa minuta pas votimit në Kuvend të 3 emrave të maxhoranës për komisionet ad-hoc për vettingun, kanë ‘plasur’ komentet në faqen e ‘FB’ të kryeministrit Rama.
Rama shkruajti se ky ishte hapi i parë dhe se pavarësisht tentativave për ta bllokuar përkohësisht procesin, askush nuk do ta ndalte.
Reagimet e qytetarëve ishin të shumta dhe të ndryshme ku mes tyre spikati komenti i njërit prej tyre.
“Asnjë nga ju se do vetingun, mos e bëni popullin për budalla !”, shkruan qytetari.
E menjëhershme ishte përgjigja e kreut të qeverisë, i cili shkroi:
“Popullin lere se do flasë vete ne 18 qershor, sa per këtë qe thua kjo nuk është çështje se çfarë mendon ti po çfarë kemi bere dhe po bëjmë konkretisht me Reformën ne Drejtësi! Kështu qe shkollohu e lexo sa me shume qe te flasesh sa me drejte?”. (M.D/ Shuplaka)