Këtë fundjavë e gjithë qeveria Rama u ndal për dy ditë në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies si dhe inagurimeve të projekteve në infrasktrukturë.
Një prej tyre që u reklamua nga ana e kryeministrit Rama dhe në rrjetet sociale ishte rruga hyrëse në Vlorë, që sipas tij kishte ndryshuar imazh në mënyrë të rrënjësishme.
Po duket se një prej komentuesve nuk ndan të njëjtin optimizëm me Ramën, teksa i kujton se ka fshatra që janë 7 kilometra larg Vlorës, që i duhen minuta të tëra për të shkuar në qytet për shkak të infrastrukturës së dobët.
Këtu ai i kujton Ramës dhe premtimet e bëra në vitin 2013 nga kandidatja e PS-së për deputete asokohe, Valentina Leskaj.
‘’ …hyrja vërtet bukur, po ke fshatra 7 km larg Vl që për 1/3 km rrugë ju duhet 30″ për të shkuar në Vl. Pyet Valentina Leskën se ajo i di mirë, premtojë shumë në 2013..”, shkruan komentuesi.
Ndërsa Rama përgjigjet duket u shprehur se ai e di shumë mirë gjendjen dhe situata do të vijë duke u përmirësuar me rradhë.
‘’Nuk ka nevoje te pyes se i kam pare vete, po si thua ti, behen me radhe apo menjehere te gjitha, sepse edhe Gjermania qe eshte Gjermani, nuk u rindertua e tera ne 4 vjet pas luftes!”, përgjigjet Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)