Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj i jep ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (Pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin:
“Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.
Komisar Artan Cuku u ekzekutua në mënyrë mafioze në 8 prill të vitit 2017. Për vrasjen e tij është vënë në pranga shtetasi Mikel Shallari i cili është i akuzuar drejtpërdrejt mbi ngjarjen. Ai e ka pranuar fajin duke thënë se ishte porositur nga të tjerë.
(M.D/Shuplaka)