Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj Brukselit zyrtarë, për shkak se disa komisionerë janë shfaqur në konferenca online me Lulzim Bashën, në një kohë që vendi ynë është pothuajse në fushatë elektorale.
Rama thotë se kjo është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, dhe dikush në Bruksel duhet t’iua sqarojë këtë gjë dhe komisionerëve.
Ky reagim i Ramës në Twitter vjen pas konferencës që pati sot kreu i demokratëve Lulzim Basha me komisioneren përgjegjëse pë Arsimin Mariya Gabriel.
Po ashtu katër ditë më parë Basha, zhvilloi një bisedë online me komisionerin e BE-së për Buxhetin dhe Administratën, Johanes Hahn.
Rama:
Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!
Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post