Kujtim Frangu, humbi jetën në vitin 1997 në mbrojtje të votës në rrethin e Matit. Familjarët e dëshmorit janë pritur sot nga ish-presidenti Aleksandër Moisiu, me rasin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta.
Ish-presidenti Moisiu, ka shprehur konsideratën e tij për komisionerin demokrat, ai tha se figura te tilla janë shembull për të gjithë ne, që për të mbrojtur idealet nuk e kursen as jetën.
“Kur për të mbrojtur idealet nuk e kursen jetën je një shembull për të gjithë,” u shpreh Moisiu në pritjen familjare.
Moisiu dha dhe një mesazh për politikën ku kërkoi që mbi Shqipërinë dhe interesat e vendit të mos vihet asgjë. (S.SH/Shuplaka)