Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga proçesi i zgjerimit të Ballkanit Perendimor, por që të ndodhë kjo, ajo duhet t’ua bëjë të qartë rezultatet konkrete të këtyre vendeve në luftën ndaj korrupsionit.
Kështu ka deklaruar Komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim Johannes Hahn.
Në një Asamble Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, e ka cilësuar të suksesshëm proçesin në Ballkanin Perendimor, por që kjo të bëhet edhe më e sukseshme duhet të ketë rezultate konkrete në të gjitha fushat , sidomos në atë kundër korrupsionit.
“Ju siguroj se ka qënë një proces i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. Një samit vjetor u mbajt në Paris verën e kaluar ku morrën pjesë të gjitha vendet theksi u vu te zgjerimi i mëtejshëm i BE, por procesi natyrisht do të kërkojë pak kohë. Duhet të ketë bisedime dhe vendet kandidate duhet të bëjnë më shumë përpjekje. Ne s’kemi ndërmend të ngadalësojmë procesin në këto vende por duhet tua bëjmë atyre të qartë se ato duhet të bëjnë përpjekje për të luftuar korrupsioni.
Nuk ka të bëjë thjesht me miratimin e një ligji mbi korrupsionin por duhet të sigurojmë implementimin e tij dhe të garantohet që ky ligj të prodhojë rezultate konkrete. Dhe kemi nevojë që ta theksojmë këtë gjë.”, është shprehur komisioneri Hahn.
Sakaq ai u ndal edhe tek ekspertiza e Këshillit të Europës në sundimin e ligjit, ndërsa falenderoi edhe Komisionin e Venecias, për punën dhe angazhimin e tij në Shqipëri, sepse sipas tij ka luajtur një rol kyç në miratimin e reformës në drejtësi. (K.P/Shuplaka)