Komisioneri i BE-së Johannes Hahn është shprehur se 2018 do të jetë vit shumë i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Kështu deklaroi komisioneri për Zgjerimin e Unionit, Johannes Hahn, në një fjalim në Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Evropiane (ELIAMEP).
Komisioneri Hahn u shpreh i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Bashkimi Europian ka shume pak influence ne vendet e Ballkanit përpara hapjes se negociatave. Por do të kemi shumë influencë gjatë negociatave. Prandaj jam kaq i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë” tha komisioneri Hahn.
Hahn përsëriti se BE nuk do të pranojë në gjirin e saj vende që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët.(M.Q/Faxweb)