Sot paska qenë dita e denoncimeve për rastet e shit-blerjes së votave. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë gjithë ditës kanë publikuar raste të ndryshmme njëri pas tjetrit, për blerjen e votave, ose rrëmbimin e tyre përmes presionit ose dhunës.
Pak më parë, Berisha publikoi një tjetër denoncim, këtë radhë i ndodhur në Vlorë. Një qytetar ankohet se ka qëndruar për katër orë me radhë te Pallati i Sportit, ku kutitë po jepen pa radhë dhe pa kontroll, ndërsa disa thonë që kanë harruar kartat e identitetit. Qytetari thekson se është komisioner i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës.
“Rama shkaterron procesin zgjedhor ne Vlore!
Kaos i qellimshem ne shperndarjen e materialeve te votimit ne Vlore.
Lexoni mesazhin e komisionerit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor! Jam komisioner i Pd ne qarkun e vlores, kemi 4 ore tek pallati sportit edhe kutit po jepen pa radhe edhe pa asnje lloji kontrolli.. Disa vin edhe thone se kan harruar kartat e indetitetit duke i marre kutit ne menyre barbare.! Ose me sakte neaterdale. Çfare behet?!!! Ku shkojme?!!! Ju lutem publikojeni qe te kuptojne njerzit se çfare po behet, nje grabitje masive,nje grabitje e papare. ( ju lutem anonim se keta ne fund do na rrembejne voten me dhune) Faleminderit.””, shkruan Berisha. (D.D/Shuplaka)