15:18 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për Donika Prelën: Nuk plotëson kushtet për konfirmim

16:55 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A u tolerua Donika Prela për apartamentin 110 mijë euro?! Asnjë verifikim në dosjen e KPK-së

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Donika Prelës si dhe kërkon shkarkimin e saj nga detyra.

Komisioneri Publik shprehet përmes një deklarate zyrtare për mediat se, drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Donika Prela nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin i datës 5.2.2019, të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të Prelës.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kryer asnjë hetim për apartamentin 110 mijë euro të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prelës, pavarësisht se blerja është kryer në Korrik 2018, kohë kur prokurorja ishte në proces rivlerësimi (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Kësaj radhe nuk kishte festë luksoze, ku e festoi Xhensila ditëlindjen e saj? (FOTO)

Para

“Me 2.5 milionë euro bëhet diferenca në bashki…”, paralajmërimi i fortë i ish-deputetes së PD-së

Para
Zyrtare, zbulohet kush ishte grabitësi që u vra nga Policia në Rinas

"Me 2.5 milionë euro bëhet diferenca në bashki...", paralajmërimi i fortë i ish-deputetes së PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

Gjetet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore për shkak të shpejtësisë së lartë

Blushi: I vetmi “ndërtim i paligjshëm” që duhet shembur një orë e më parë është Edi Rama, zaptues i tokave publike dhe zgjedhjeve të 11 Majit

Forcohet bashkëpunimi për sigurinë, patrulla të përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Tregu i kriptomonedhave kalon 4 trilionë dollarë, SHBA miraton projektligjin historik për kriptot

Zelensky: Po zbatojmë marrëveshjet me Moskën, por procesi i bisedimeve kërkon më shumë vrull

SHBA, 61-vjeçari në gjendje të rëndë pasi “gëlltitet” nga skaneri gjatë ekzaminimit mjekësor

Kavajë/Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Helmës

Prononcimi i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ku mori pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, mbajtur në Athinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.