Në orën 02:15 të mëngjesit të sotëm në fshatin Shëndëlli të Sarandës një komisioneri të LSI-së, i kanë djegur tre makina në oborrin e shtëpisë.
Mësohet se makinat janë në pronësi të shtetasi David Luca, i cili njëkohësisht është edhe komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli të Sarandës.
Luca ka treguar për “Ballkan Web” se kjo ngjarje ka ndodhur për arsye politike dhe ia kanë djegur makinat ngaqë është komisioner i LSI-së.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 të ditës së sotme. Isha në gjumë kur ndodhi ngjarja, kam dëgjuar zhurmat e plasjes së gomave dhe dola jashtë, autorët u larguan për pak. Makinat ndodheshin në oborr dhe njëra nga makinat është djegur e gjitha. Më pas kam lajmëruar zjarrëfikësen dhe policinë e cila ka ardhur pas dy orësh. Makinat më janë djegur për arsye politike sepse jam komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli”, tha Luca. (J.V/Shuplaka)