Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet pas gjashtë ditës në një tjetër seancë të jashtëzakonshme për krijimin e komisioneve “Ad hoc”.
Mësohet se kryeparlamentari Ilir Meta do të thërrasë grupet parlamentare në një seancë të jashtëzakonshme të martën e 18 prillit, në orën 18:00.
Konkretisht, pritet të diskutohet mbi krijimin e dy komisioneve “Ad hoc” me 12 dhe 6 anëtarë.
Në letrën drejtuar krerëve të grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kërkon që të dërgohen propozimet përkatëse mbi përbërjen e komisioneve “Ad hoc”.
Në adresë të Kuvendit të Shqipërisë janë dërguar lista dhe dosjet përkatëse të kandidatëve që i përmbushin kriteret formale dhe lista e aplikantëve që nuk plotësojnë kriteret.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1569″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post